Aksident në Fier, vdes 19 vjeçari

06/05/2012 18:20

Një aksident tragjik me pasojë humbjen e jetës së një 19-vjeçari ka ndodhur pasditen e së dielës në rrethin e Fierit.

Viktima Fatjon Kapaj po ecte me motor, ndërkohë që u përplas nga një makinë e drejtuar nga shtetasi Mustafa Avdija. Nga burimet e para, dyshohet se ky i fundit ishte i dehur.

Aksidenti ndodhi në komunën Frakull në vendin e quajtur Sheq-Musalalaj. Nga aksidenti mbeti i plagosur edhe 53 vjeçari Avdija.  

Sipas burimeve të para 19 vjeçari vdiq në vend, ndërsa shoferi u dërgua në spital.

Top Channel