Zhvillimet në Preshevë, reagon MPJ

05/05/2012 00:00

Ministria e Punëve të Jashtme ndjek me vëmendje zhvillimet në Luginën e
Preshevës dhe shpreh shqetësim për bastisjet dhe arrestimet në fshatrat
shqiptare në afërsi të Bujanovcit, ngjarje të cilat ndodhën në prag të
heshtjes zgjedhore.

“Rikthimi i retorikave me akuza për të ashtuquajturat krime lufte në Kosovë, gjatë procesit zgjedhor dhe me synim për përfitime politike, dëmton standardet demokratike dhe bashkëjetesën ndëretnike në vend”, thuhet në reagim.  

MPJ gjykon se akte të tilla, nuk i shërbejnë mirëkuptimit dhe bashkëjetesës paqësore ndërmjet komuniteteve etnike në Serbi dhe as nuk janë në funksion të forcimit të marrëdhëniëve të fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit e integrimit rajonal dhe frymës së proceseve integruese në BE.

Top Channel