Në Shqipëri po regjistrohet një numër në rritje i pacientëve të prekur
nga ishemitë dhe hemoragjitë cerebrale, të cilat shkaktohen nga
hipertensioni arterial.

Këto dy sëmundje, që lidhen direkt me trurin, zënë vendin e parë përsa i përket invaliditetit për shkak të paralizave që shkaktojnë dhe vendin e tretë të vdekshmërise. Por mjeke neurologe dhe neurokirurge u bejne thirrje qytetareve qe sapo perballen me shenjat e para, të dergojne pacientin ne urgjencen me te afërt, pasi falë telemedicinës, brenda 4 oreve te para, nese nderhyhet ne kohe pacientit, jo vetëm i shpëtohet jeta, por përjashtohet edhe paraliza.

“Pacientët dhe familjarët që ndeshen me këto sëmundje duhet të kërkojnë në mënyrë urgjente kryerjen e skanereve dhe rezonancave në sistemin publik të urgjencave që është në të gjithë Shquipërinë. Dhe menjëherë do të bëhën të transmetueshme në qendrën tonë këtu dhe nuk humbim kohë. Nëse do të jenë në diagnostikat e hershme brenda këtij sistemi, ne mundet që brenda një afati 3 deri në 6 orë të bëjmë heqjen e trombit, që është një miniteknikë mjaft eficente në të tilla raste”, thotë shefi i Pavionit të Neurologjisë në QSUT, Mentor Petrela.

Shoqata e Neurokirurgëve dhe Neurologëve shqiptare ka mundësuar zhvillimin e nje takimi me mjeke te huaj, të cilët kanë sjellë eksperiencën e tyre në trajtimin e aksidenteve cerebrale, nëpërmjet metodave të reja bashkëkohore.

Mjekët: Vajzat që bëjnë solar rrezikojne kancerin

Ne fillim te sezonit te plazhit mjeke dermatologe u bëjnë thirrje qytetarëve të mbrojne lëkurën nga djegiet e diellit, si dhe te kontrollojne gjendjen e nishaneve ne lekure, pasi shifrat e kancerit të lekuren jane ne rritje.

“Kërkojmë që të ndërgjegjësojmë dhe të ndryshojmë sjelljen e popullatës shqiptare, në drejtim të rrezatimit diellor, sepse ky rrezatim është faktori kryesor që shkakton melanomën dhe kancerin në lëkurë. Të elkiminohet në mënyrë absolute diegiet, sidomos te fëmijët”, thotë dermatologia Ermira Vasili.

Dermatologet jane kunder solareve qe kryjne vazat e reja per nje nxirje te shpejte pasi sipas tyre ndikon ne kancerin e lekures.

“Mendohet që solari është i rrezikshëm për kancerin e lëkurës dhe përdorimi i tij nën moshën 35-vjec rrit 75 për qind mundësinë e kancerit të lëkurës. Mjekët nuk e rekomandojmë përdorimin e solarit në moshat e reja”, thotë Vasili.

Per te sensibilizuar qyetaret shoqata e dermatologeve ka bere depistim falas, per to ku ka  eshte shperndare edhe informacionin e nevojshem.

 

Top Channel