Plagosi me thikë, në pranga 19-vjeçari

05/05/2012 17:35

Policia prangosi 19-vjeçarin Martin Prenga i cili akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë.

19-vjeçari Prenga dyshohet si autori i plagosjes së shtetasit Altin Frroku me thikë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Klos të rrethit të Mirditës.

I plagosuri Altin Frroku u shoqërua në Spitalin Ushtarak ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që uniformat blu kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe motiveve të saj. Paraprakisht dyshohet se plagosja ka ndodhur pas një zënke banale mes viktimës dhe autorit.

Top Channel