Bulqizë, plagoset minatori, jashtë rrezikut

04/05/2012 00:00

Një minator është plagosur në Bulqizë. Ngjarja ka ndodhur në një prej
galerive private, ku 29-vjeçari Mujiz Uka është plagosur me lëndë
plasëse.

Menjëherë i plagosuri është dërguar në Spitalin e Bulqizës dhe burime nga ky spital bëjnë të ditur se është jashtë rrezikut për jetën.

Uka ka marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të fytyrës dhe në kokë dhe po merr mjekimet në spital. Në vendin ku ndodhi incidenti ka mbërritur policia e cila po heton per zbardhjen e shkaqeve te kësaj ngjarjeje. Brenda ketij viti eshte e disata here qe minatoret plagosen ne galerite private te Bulqizes.

Top Channel