Personat me aftesi të kufizuar: Qeveria po na dhunon

03/05/2012 00:00

Vetëm pak minuta para se të niste fjalën e tij në seancën parlamentare Komisioneri për Zgjerimin Shtefan Fyle, personat me aftësi të kufizuara kanë protestuar para Parlamentit duke u shprehur për shkelje të të drejtave të njeriut nga qeveria shqiptare.

“Rekomandimi numër 11 i KE-së nuk është marrë në konsideratë sa duhet dhe si duhet nga politika shqiptare. Ky rekomandim i kërkon qeverisë të bëjë progres, kur në fakt kategoria e personave me aftësi të kufizuar është e përjashtuar, nuk ka shanse te barabarta as për punës, as për lëvizje, as për informim”, thotë presidenti i Këshillit të Aftesisë së Kufizuar, Sinan Tafaj.

Pak jave me pare, me ndryshimet ne ligjin per statusin e te verberve dhe invalideve, kesaj kategorie iu reduktua masa e kompensimit per telefonine celulare, transportin dhe faturat e energjise elektrike. Duke i konsideruar kete ligj si shkelje te te drejtave te njeriut, personat me aftesi te kufizuara kerkuan qe t’i percjellin shqetesimet e tyre edhe ne institucionet nderkombetare.

Top Channel