Korçë, fermerët:Firma greke s’na pagoi

03/05/2012 00:00

Rëndohet situata e fermerëve të Korçës. Fermerëve të falimentuar nga
kultivimi i qepes dhe patates tashme u jane bashkuar edhe kultivuesit e
duhanit.

Pertej problemit te hedhjes se prodhimeve bujqesore si pasoje e mungeses se tregut te pakten 250 familje ne fshatin Podgorie nuk jane likujduar nga firma greke, e cila u ka marre prodhimin e nje viti pa u dhene pagesen.
Fermeret, te cilet pohojne se prej 10 vitesh kane mbeshtetur ekonomine e tyre familjare tek kultivimi dhe rritja e duhanit kane theksuar se ne perputhje me nje kontrate me firmen greke duhet te merrnin pagesen e radhes 5 muaj me pare, por e vetmja pergjigje eshte se nuk ka leke, nderkohe qe firma vazhdon te funksionoje dhe te perpunoje duhanin. Ata kane paralajmeruar se pas trokitjes ne dyert e instancave ku nuk u eshte dhene asnje zgjidhje do te bllokojne rrugen nacionale.

Sipas te dhenave pervec fshatit Podgorie jane edhe dhjetra fshatra te tjere, te cilet ne bashkepunim me firmen greke jane kujdesur per rritjen e duhanit dhe ja kane dhene asaj prodhimin ne pritje te pageses. Kjo e fundit ende nuk eshte bere dhe ata jane ne prag te falimentimit.

 

Top Channel