Avokati i Popullit në cdo qytet

03/05/2012 00:15

Qytetarët nuk do të duhet të vijnë për të zgjidhur problemet e tyre në zyrën e Avokatit  të Popullit vetëm në Tiranë pasi së shpejti do të ketë edhe zyra të tjera në bashki të ndryshme të vendit.

Një projekt i financuar nga qeveria daneze me vlerë rreth 1.5 milion euro do të mundësojë forcimin e strukturës së Avokatit të Popullit në vendin tonë.

“Bëhet fjalë për një projekt mjaft të rëndësishëm gjë që do të ndikojë jo vetëm në forcimin e kapaciteve të  Avokaatit të Popullit por edhe në forcimin e kapaciteteve të pushtetit lokal”, tha Avokati i Popullit, Igli Totozani.

Që prej dy ditësh ndodhet në Tiranë, Ombudsmani i Danimarkës, Jorgen Steen Sorensesn i cili  garantoi mbështetjen e institucionit të Avokatit të Popullit në vendin tonë.

Ndonëse problematika e qytetarëve të dy vendeve është shumë e ndryshme tha  avokati danez, cështjet themelore kanë esencë të njëjtë dhe ne sjellim eksperiencën tonë se si të bashkëpunohet me administratën për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, por pa u bërë armik me askënd dhe si të formulohen rekomandime që të pranohen sa më lehtë nga administrata.

Top Channel