Korçë, njerku dhunon të miturën, arrestohet

02/05/2012 00:00

Një nënë 36-vjeçare ka apeluar per mbrojtje teksa ka denoncuar dhunen
fizike dhe psikologjike te ushtruar nga bashkeshorti ndaj vajzes se saj
13-vjeçare.

Sipas Valbona Hysenit, njerku i te mitures pervec dhunes se ushtruar prej vitesh ka kryer edhe veprime te turpshme ne sy te vajzes. Nena e re ka paditur rastin ne polici.

“Më nxjerr jashtë në mes të natës, më torturon vajzën dhe e fyen me fjalë të ulëta. Nga e keqja kam dalë në bulevard për të lypur bashkë me fëmijët”, thotë Valbona.

Terrorin e perjetuar e rrefen edhe vajza 13-vjeçare me inicialet F.H e cila pohon se cdo dite jeton me friken e dhunimit.

Sipas te dhenave nga policia shtetasi Nevruz Hyseni ka shfrytezuar ish-bashkeshorten e tij per prostituim ndaj dhe ka kryer denimin me 7 vite burg.

Arrestohet 46-vjeçari

Pas denoncimit ne media te nje rasti dhune ne familje te ndodhur ne qytetin e Korçës, policia ka arrestuar 46-vjeçarin Nevruz Adem Hyseni 46 vjec, banues ne lagjen nr 4 Korçe, i denuar me pare per vepren penale te “Shfrytezimit te prostitucionit”.

Arrestimi i 46-vjecari eshte bere pasi per nje periudhe 2-3 vjecare, shfrytezonte per qellime perfitimi duke i detyruar te lypnin bashkeshorten e tij 36-vjecare si dhe femijet. Zonat ku bashkeshortja e tij qendronte per te ushtruar kete aktivitet kane qene tek “Varrezat” e qytetit te Korces.

Bashkeshortja e tij denoncoi ne media se kishte kerkuar ndihmen e policise per shkak se ai rrihte femijet, ndersa e mitura 13 vjeç e akuzoi edhe per tentativa abuzimi. Persa me siper materialet hetimore te perpiluara ne ngarkim te shtetasit Nevruz Hyseni do i referohen Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Korce per veprat penale “Trafikim i femrave” dhe “Keqtrajtim i te miturve”.

Top Channel