Qeveria miratoi një ligji të vecantë që i hap rrugë Bashkimit Europian
të hetojë mbi akuzat e Dick Marty-t për trafik organesh me robërit serbë
luftës.

“Ne jemi me te interesuar se kushdo tjeter qe keto akuza shumë të rënda që bëhen për udhëheqjen politike të Kosovës, por edhe për Shqipërinë, te zbardhen me vërtetësinë më të madhe. Ndaj edhe ne i propozojmë Parlamentit një ligj të veçantë për t’i njohur cdo autoritet, që ka nevojë ky grup hetimor, për të bërë hetimin më të plotë në Republikën e Shqipërisë, në çdo skaj”, tha Berisha.

Kryeministri e cilësoi raportin si një trillim pa fakte të shkruar nga ish-prokurori i Miloshevicit, që qëllimin e vetëm kishte përbaltjen e shqiptarëve me akuza për trafik organesh dhe varreza masive.

“Aty ku është pretenduar fill pas lufte kanë ardhur ekipet dhe kanë gjetur fshatarë lumianë, në shtëpitë e tyre. Kanë hapur stallën dhe kanë gjetur lopët e familjes dhe nuk kanë gjetur asnjë gjurmë të vetme, të një varreze masive, ku pretendohet të jenë varrosur qindra serbë, paçka se nuk japim as edhe një emër të vetëm, në një kohë, kur janë mbi dy mijë shqiptarë me emër që nuk dorëzojnë trupat, por i mbajnë”, tha Berisha.

Zoti Berisha tha se motivi i akuzave që Dick Marty hedh mbi udhëheqjen politike të Kosovës dhe shqiptarëve, lidhet me qëndrimin e tij të njohur antishqiptar.

“Ai ka qenë një kundërshtar i zellshëm i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, sepse për atë më mirë Millosheviçi të përsëriste skenat hitleriane të spastrimit etnik dhe genocidit, se NATO të ndërhynte për të mbrojtur liritë dhe të drejtat e njeriut të një populli, që po shpërngulej i tëri barbarisht nga trojet e tyre shekullore”, tha Berisha/

Telekomunikacionet Berisha: Konsumatorët përfituan nga zhvillimet

Kryeministri Sali Berisha, e ka vënë theksin në mbledhjen e radhës së
qeverisë tek zhvillimet e fundit në tregun e telekomunikacioneve. 

Zoti Berisha tha se konsumatorët kanë përfituar nga rënia, sipas tij e ndjeshme, e tarifave të telefonisë dhe rritja e aksesit në internet. Shefi i qeverisë njoftoi se qeveria, përmes postës do të ofrojë internet falas për qytetarët në 1700 pika të shtrira në gjithë territorin e vendit për të bërë të mundur që të gjithë qytetarët të kenë akses pavarësisht gjendjes së tyre ekonomike.

Një tjetër zhvillim, sipas tij pozitiv në këtë treg, është edhe aplikimi i teknologjisë së transmetimit dixhital nga mediat.  

Top Channel