Prokuroria ka bërë publike aktakuzën me të cilën iu drejtua Gjykatës së
Shkallës së Parë në Tiranë, për ngjarjet e rënda të 21 Janarit.

Do te kete dy procese te ndara per kete ngjarje. Dy gardistet Agim Llupo e Margarit Kume, si edhe komandanti Ndrea Prendi do te gjykohen nga trupe e kryesuar nga Besnik Hoxha dhe anëtarë Arjana Paço e Ardiana Bera, ndersa specialisti i IT-së në kryeministri nga nje trupe tjeter gjyqesore e kryesuar nga gjyqtari Ibrahim Hoxha.

Akuza zyrtare ndaj Prendit eshte ajo veprës penale të “Vrasjes me dashje, të kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave,” parashikuar nga neni 79 gërma “ë” i K.Penal, me pasojë vdekjen e shtetasit Faik Myrtaj, si dhe plagosjen e disa shtetasve të tjerë. Ndersa per Agim Llupon, vrasjes me dashje të kryer në rrethana të tjera cilësuese, e kryer kundër dy, ose më shumë personave”, parashikuar nga neni 79 gërma “dh” i K.Penal, me pasojë vdekjen e shtetasve Hekuran Deda e Ziver Veizaj, si dhe plagosjen e shtetasve Fatos Mahmutaj, Erald Bisha, Sokrat Gode.

Prokuroria cileson ne aktakuze se eshte vertetuar edhe nga laboratoret amerikane se armet e prendiot dhe te llupos jane ato qe kane kryer vrasjet, dhe nga evidencat ne Garden e Republikes tregohet qatrte se, ato arme ishin ne perdorim te tyre diten e 21 janarit.

Por ne aktakuzen e prokurorise nuk ka te akuzuar per organizatoret e protestes, nderkohe qe lista e deshmitareve do te jete e gjate. 91 persona ne dijeni per kete ngjarje do te thirren si deshmitare nga Prokuroria, ne nje prej proceseve me te rendesishme gjyqesore ne vend.

Top Channel