Panair i Punës në Durrës

01/05/2012 00:00

Niveli i lartë i papunësisë ka prekur veccanërisht të rinjtë të cilët kanë shfrytëzuar mundësinë e punësimit të ofruar nga 8 subjekte të ndryshme pjesëmarrëse në panairin e punës “Dritare të hapura”.

Shumë të rinj kanë aplikuar pranë këtyre kompanive që operojnë në fushën e shërbimeve bankare, mjekësore, mediatike, si dhe të prodhimit, për të pasur një mundësi reale  punësimi.

Panairi ka ofruar mundësi për të rinjtë e kualifikuar që nuk kanë arritur të integrohen në tregun e punës edhe pas diplomimit, por edhe për ata që duan të kualifikohen e të marrin një zanat.

Panairet e punës vlerësohen si një nga praktikat më efikase të zbatimit të politikave të punësimit, në funksion të përputhjes së kërkesës dhe ofertës në tregun e punës dhe të uljes së papunësisë, por shumica e punë-kërkuesve nuk e gjejnë veten në to.

Top Channel