Ministri i Punës, Spiro Ksera, në një konferencë të zhvilluar në
panairin e punës ka deklaruar se numri i të papunëve është ulur
ndjeshëm.

Ne vendin tone papunesia shkon ne 13.26 % ka thene ministri i Punes, dhe  pritet qe se shpejti te ulet ne 13 %. Persa i perket punesimit, Ministria e Punes sipas kreut te saj i ka tejkaluar parashikimet e saj.

“Shqipëria është nga të paktat shtete të rajonit që ka një ulje të papunësisë dhe rritje të punësimit. Po t’i referohemi shifrave, nivelin e papunësisë e kemi zvogëluar në masën 13.26 për qind dhe synojmë që në fund të këtij viti kjo të minimizohet në masën 13 për qind”, tha Ksera.

Top Channel