Aksident në Lushnjë, 27-vjeçari në rrezik për jetën

28/04/2012 00:00

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e një personi është shënuar në
autostradën Lushnjë-Fier. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Bishqethem në
Lushnjë.

Sipas policise drejtuesi i mjetit me targa te TR 9654 P ka qene duke udhetuar nga Tirana per ne Vlore. I aksidentuari eshte Besmir Beqiri 27 vjec nga Tirana. Automjeti ka dale nga rruga duke u perplasur me trafikndaresen.

Sipas policise rrugore mendohet se shkak i ketij aksidenti te kete qene pergjumja e drejtuesit te mjetit dhe shpejtesia me te cilen ai po udhetonte. Kane qene fermeret e zones te cilet kane lajmeruar uniformat blu dhe ambulancen. I plagosuri eshte derguar menjehere ne spitalin e Lushnjes dhe ndodhet ne gjendje te rende shendetesore.

Peshkopi, makina del nga rruga, vdes 48-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur gjatë orëve të
mbrëmjes së të premtes në hyrje të qytetit të Peshkopisë.

Ngjarja e rende ka ndodhur ne hyrje te qytetit ne vendi ne quajtur ura e Pilafit. Nje automjet tip zetor i drejtuar nga Naim Doda ka dale nga rruga. per pasoje ka humbur jeten 48-vjeçari Naim Doda nga fshati Muhurr.

Policia mberriti menjehere ne vendin e ngjarjes dhe nga hetimet paraprake mesohet se shkak i aksidentit ka qene nje defekt ne sistemin e drejtimit te mjetit.

Top Channel