Tarifat e shumëfishuara për shërbimet që ofrohen në gjykata, Ministrine e
Drejtesise, Noteri dhe Prokurori, kritikohen ashper, si dhe
kundershtohen edhe nga qendra per nisma ligjore qytetare.

Profesoresha e te Drejtes Kushtetuese Aurela Anastasi deklaron per Top Channel, se keto tarifa jane diskriminuese per shtresat ne nevoje dhe per kete po pergatitet t’i drejtohet Gjykates Kushtetuese, me qellim shfuqizmin si antikushtetues te tij.

“Do të kërkojmë shfuqizim të udhëzimit dhe interpretim përfundimtar të Kushtetutës, sepse kemi shumë interes të kuptojmë nëse Gjykata jonë Kushtetutese e konsideron parimin e aftësisë paguese, një parim kushtetues apo jo. Këtë natyrisht e mbështesim në disa argumente socialë dhe ligjorë. Ne mendojmë në radhë të parë që në këto udhëzime ka një përzgjedhje dhe një konfondim midis termit ‘taksë’ dhe termit ‘tarifë’. Ligji duhet të bëjë përcaktimin e saktë, madje edhe përkufizim pse jo, që çdo qytetar që e lexon ligjin ose aktin nënligjor, të kuptojë se cilat janë ato pagesa që do të përfshihen në taksa dhe cilat janë ato pagesa që do të përfshihen në tarifa”, tha Anastasi.

Zonja Anastasi pohon se qendra e saj i eshte drejtuar edhe Komisionerit per Mbrojtjen nga Diskriminimi, per te ushtruar kompetencat e veta ne çeshtjen e tarifave te dyfishuara, pasi ne kete menyre po cënohet aksesi i barabarte ne drejtesi.

“Për faktin se ne mendojmë që përfshirja në të njëjtën kategori detyrimi e të gjitha kategorive pavarësisht nga aftësia e tyre paguese përbën diskriminim të tërthortë, ne menduam t’i drejtohemi edhe zonjës Irma Baraku, Komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe presim një përgjigje të shpejtë prej saj”, tha Anastasi.

Me heret, kur tarifat u kritikuan fillimisht nga avokatet dhe noteret, Qendra per Nisma Ligjore Qytetare iu drejtua me nje ankese Avokatit te Popullit, i cili nga ana e tij përgatiti rekomandim për Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Financave. Por megjithë premtimin për rishikimin e ligjit per t’i perjashtuar shtresat në nevojë nga keto tarifa, asgje nuk ka ndryshuar.

Pak dite me pare ishte gjyqtari i Gjykates se Pogradecit Klodian Rado, qe iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për zhvleresimin e ketij ligji. A pezulloi procesin gjyqsor në rastine  një gruaje që nuk kishte mundësi te paguante tarifen e 3 % perqindeshit, te shumes qe kerkonte si demshperblim, pasi e pushuan nga puna.

Top Channel