" /> ">

Vlorë, kapet i kërkuari në Itali

25/04/2012 00:00

Policia e Vlorës pas operacionit te koduar “i arratisuri” ka bere te mundur arrestimin e Leonard Myrtaj 34 vjeç.

Myrtaj ishte shpallur ne kerkim nga interpoli pasi Gjykata e Firences e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 16 vjet burg për veprat penale “Posedim dhe shpërndarje lëndësh narkotike”, “Vjedhje”, “Rrëmbim personi”, “Ushtrim dhune kundër personave të tjerë, “Përdorim i dokumentave të fallsifikuara” dhe “Hyrje e paligjshme në territorin Italian”.

Mbasi është dënuar dhe ka qënë duke vuajtur dënimin ky shteas së bashku me dy persona të tjerë, Dritan Rexhepi vjeç 31 dhe Ylli Ndoi vjeç 34 të dënuar për vepra të rënda penale janë arratisur nga burgu i Vogeras, në Pavia Itali.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për procedurat e mëtejshme për ekstradimin e tij në Itali.

Top Channel