Sesion 2-ditor për bashkëpunimin policor

25/04/2012 00:00

Bashkëpunimi policor dhe lufta e përbashkët kundër krimit të organizuar është tema e sesionit dy-ditor që zhvillohet në Tiranë i oficerëve të kontaktit të Bashkimi Europian, që janë atashuar në shtete të Europës Jug-lindore.

Sesionin e ka përshëndetur Ministri u Brendshëm, Bujar Nishani i cili nënvizoi faktin se globalizmi i kriminalitetit, kushtëzon një bashkëpunim akoma më të ngushtë mes organizatave policore dhe institucioneve ligj-zbatuese të vendeve të rajonit dhe më gjërë.

Më tej Nishani garantoi oficerët e kontaktit të Bashkimit Europian të atashuar në Europën Jug-lindore se tek policia shqiptare do të gjejnë një partnere dhe bashkëpunëtore serioze ndaj krimit të organizuar.

Sesionin e ka përshëndetur edhe kryeprokurorja, Ina Rama e cila vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm të prokurorisë shqiptare me prokuroritë homologe, kryesisht të vendeve të Bashkimit Europian dhe amerikane.

Top Channel