Ndërron jetë kreu i PKSH-së, Hysni Milloshi

25/04/2012 00:00

Ka ndërruar jetë mëngjesin e së mërkurës, në moshën 71-vjeçare kryetari i Partisë Komuniste të Shqipërisë, Hysni Milloshi.

Ai ishte shtruar prej disa kohësh në Sanatorium, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë e mushkërive, e cila i mori edhe jetën. Hysni Milloshi lindi më 8 nëntor 1941.

Edhe pas rrëzimit të regjimit komunist vazhdoi të mbrojë dhe besojë me fanatizëm në idealet e Enver Hoxhës dhe Partisë Komuniste.

Ai ishte themelues dhe Sekretari i Parë i Partisë Komuniste të Shqipërisë, pasardhëse e PPSH-së.Nën siglën e partisë së tij ai mori pjesë edhe në zgjedhjet e fundit lokale të majit 2011, ku kandidoi për postin e kryebashkiakut të Tiranës, në krah të dy kandidatëve të partive të mëdha, Basha dhe Rama.

Top Channel