Kontrabanda e naftës, jepet pretenca

25/04/2012 00:00

Pas gjashtë seancave gjyqësore, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar nga
gjashtë muaj burg për nëntë shoferët e autobotëve që akuzohen se nuk
kanë kallëzuar krimin e transportimit të naftës kontrabandë.

Ne perfundim te gjykimit te shkurtuar per 12 prej prej 16 te akuzuarve te kesaj dosjeje, prokurorja Daniela Sulaj i kerkoi Gjykates te deklaroje fajtore edhe biznesmenin Iliaz Fisheku per akuzen e mashtrimit ne bashkepunim dhe ta denoje ate me 4 vjet burg, si dhe te shpalle konfiskimin e gjashte autoboteve qe ai posedon.

Per dy ish zyrtaret te marre te pandehur ne kete çeshtje, ish-punonjesin e antikontrabandes Arjan Daci prokurorja kerkoi 1 vit e gjysmë heqje lirie si dhe per nje vit t’i ndalohet e drejta per te ushtruar detyra shteterore.

Per doganierin Edmond Ferraj u kerkua 2 vjet burg dhe 500 mije leke gjobe, si dhe dy vjet heqje e te drejtes per te ushtruar detyra shteterore. Ne gjykim te zakonshem, kane mbetur kater te akuzuar te tjere mes te cileve edhe biznesmeni Hajri Elezaj nen akuze per mashtrim me pasoja te renda, si dhe largim nga vendi i vuajtjes se denimit duke qene se ai rezulton te jete arratisur. Prokurorja tha ne pretence, se skandali i naftes Virgin e njohur me emrin teknik ‘benzine e hidropastruar’, edhe pse nuk ishte produkt i gatshem per t’u tregtuar ne tregun shqiptar, ne fakt u eshte shitur shtetasve shqiptare duke i mashtruar ata. Kjo skeme ka funksionuar duke falsifikuar praktikat doganore e duke paraqitur te dhena te rreme sikur pothuajse 17 mije tone nafte e tille eshte eksportuar jashte vendit nepermjet portit te Vlores dhe Durresit.

Top Channel