Anija ushtarake hap dyert për vizitorët

25/04/2012 00:00

Anija ushtarake amerikane që ka ngjallur mjaft interes me mbërritjen e
saj në vendin tonë ka hapur dyert për autoritetet civile.

Ekuipazhi i anijes zbarkuese amerikane USS Gunston Hall ka zhvilluar nje pritje per zyrtare te larte te vendit me rastin e vizites portuale ne Durres. Drejtues te Ministrise se Mbrojtjes, Ministrise se Brendshme, deputete dhe drejtues te pushtetit vendor kanë qenë të pranishëm në pritjen e organizuar në mesditë.

Kapiteni i anijes i ka uruar mireseardhjen te ftuarve, ndersa komandanti i Flotes se gjashte amerikane zëvendësadmirali Frank Pandolf e ka vleresuar viziten e anijes ne Durres nje tregues per rritjen e bashkepunimit midis dy vendeve dhe marredhenieve ne fushen e mbrojtjes dhe sigurine ne rajon.
 
Te pranishmit jane pershendetur edhe nga zëvendësambasadorja amerikane ne Tirane Deborah Xhons. Anija me 685 marinsa amerikane do te largohet pas dy ditesh. Ne diten e fundit ajo pritet te zhvilloje nje stervitje me Qendren Nderinstitucionale Operacionale Detare per Intensifikimin e Veprimeve per Parandalimin e Trafiqeve ne det. Ne keto dite ekuipazhi i anijes do te zhvilloje vizita ne qytetet e Beratit, Fierit, Shkodres, Tiranes dhe Krujes per t’u njohur me shume me vendin tone.

Top Channel