Abetarja, fiton teksti i autorëve nga Shqipëria e Kosova

24/04/2012 00:00

Teksti i abetares qe do te perdoret per mesimin e unifikuar te gjuhes
shqipe eshte shkruar nga 4 autore, Shezai Rrokaj dhe Mimoza Gjokutaj nga
Shqiperia dhe Saranda Kumanova Pozhegu e Islam Krasniqi nga Kosova.

Ministri i Arsimit shpalli kete tekst të martën si fitues te gares ku moren pjese shume autore dhe botues.
Abetarja e kater autoreve fitues do te prodhohet nga shoqeria ‘Dukagjini’ ne Peje, ne bashkepunim me Shoqerine ‘Pegi shpk’ ne Tirane. Edhe pse kjo do te jete abetarja e unifikimit te gjuhes shqipe, ne Shqiperi nxenesit e klases se pare do te vazhdojne te mesojne me tekste te ndryshme, bazuar ne praktiken e altertekstit.

“Ka ndikuar në përmirësimin e cilësisë dhe ka krijuar tregun e librit shkollor, kështu që Ministria e Arsimit do të vijojë punën e saj në këtë fushë. Në Shqipëri ka edhe tre tekste të tjera, ndërsa në Kosovë kjo është e vetmja”, thotë zëvendësministri i Arsimit, Halit Shamata.

Projekti per te botuar nje abetare, e cila te perdoret ne te gjtha territoret shqiptare ka filluar si nje nisem e perbashket ndermjet dy ministrive te Arsimit te Kosoves dhe Shqiperise ne mars te vitit 2010. Ne konkurs u paraqiten 7 shtepi botuese, nga te cilat jane perzgjedhur si te pranueshem 3 drafte, prej nga eshte perzgjedhur edhe fituesi.

Top Channel