Varrezat murale, pro dhe kunder idese se re

23/04/2012 00:00

Ndonëse përfaqësuesit e komuniteteve fetare kanë shprehur qendrimet e tyre e lidhur me varrezat murale propozuar nga Bashkia e Tiranës, besimtarët e thjeshtë ndajnë mendime të ndryshme, madje edhe jashtë  qendrimeve të përfaqësuesve të besimeve të tyre. Muslimanët janë të prerë, shprehen kundër varrezave murale.

Ndonëse besimi katolik i lejon varrezat murale, në radhët e besimtarëve katolikë gjen nga ata që janë kundër.

Edhe besimtarët ortodoksë, përfaqësuesi fetar i të cilëve është shprehur pro varrezave murale, ndajnë mendime të ndryshme, shpesh duke mos pranuar që ato të mos zbatohen në Tiranë

Ndonëse e dinë se bëhet fjalë  për mungesë hapësirash për varreza, ku në Tiranë nevojiten rreth 1.5 ha tokë cdo vit për varreza, shqiptarët duket se e kanë të vështirë të pranojnë varrezat murale si mundësi zgjidhjeje për hapësirat e ngushta.

Top Channel