Në qytetin e Ferizajt është hapur fushata zgjedhore për kryetar të kësaj komune. Udhëheqësit e partive politike duke kërkuar votat e qytetarëve të kësaj komune iu kanë premtuar qeverisje të mirëfilltë, dhe ndryshime të thella.

Kryeministri Hashim Thaci gjatë hapjes së fushatës per  partine e tij,  e cila dhe e  ka drejtuar  këtë komunë premtoi vazhdimin e vizionit të PDK-së me kandidatin e PDK-se Agim Aliu.
 
Ndërkohë liderët e partive opozitare këto zgjedhje të jashtëzakonshme i cilësuan si fillimi i fundit të keqqeverisjes. Sipas LDK-së ky ndryshim vjen vetëm me zgjedhjen e Adem Salihajt në krye të komunës.  

Fushatën për të parin e komunës në Ferizaj e ka nisur edhe Lëvizja Vetëvendosje.
Lideri i VV-së Albin Kurti ka kërkuar votat e qytetarëve për kandidatin Faton Topalli.
 
Fushatën zgjedhore në këtë qytet e kanë hapur edhe partitë e tjera siAKR-ja, AAk-ja,  PD-së dhe shumë të tjera.

Fushata zgjedhore do të vazhdoi deri të premten ndërkohë të dielën me datë 29 qytetarët e Ferizajt pritet të votojnë.
 
Këto zgjedhje erdhën pas vendimit të gjykatës supreme e cila nxori faktor ish kryetarin Bajrush Xhemajli i cili pas një aksidenti trafiku ku kishte lënë të vdekur një të ri dhe kishte plagosur disa të tjerë.

Top Channel