Shumica e familjeve në qytetin e varfër të Bulqizës, të vetmen mënyrë jetese kanë mbledhjen në mënyrë ilegale të kromit.

Keto masive guresh te krijuara para viteve 90 nga puna e ish te burgosurve politike jane burimi i vetem i te ardhurave. Ne keto stoqe me se shumti punojne femijet, te cilet pas shkolles apo ne ditet e pushimit lene librat dhe nisin te germojne. Per te fituar 300 leke ne dite keta femije duhet te germojne dhe te transportojne ne kurriz 100 kilogram gure.

Minerali qe mblidhet prej tyre blihet me 3 leke kilogramë nga disa firma apo persona te cilet me pas e rishesin mineralin me 10 leke kilogramin. Kjo pune behet ne nje zone ku aksidentet me pasoje vdekjen apo plagosje te renda jane te njohura.

Femijet hapin gropa ne masivin e gureve dhe punojne me rrezikun e orteqeve te gurit. Ata qe jane me fat dalin te pademtuar ne fund te dites per t’ju rikthyer edhe njehere rrezikut te nesermen.

Top Channel