Të pastrojmë Shqipërinë

22/04/2012 21:28

Në Shqipëri ka ende shumë për të pastruar. Dy ditë pas aksionit të inicuar nga qeveria, në 22 prill, ditën nderkombetare të tokës, qindra vullnetarë, anëtarë të Korpusit Shqiptar të Vullnetarëve dhe qytetarë të tjere, u angazhuan në një aksion masiv për pastrimin zonave turistike bregtare dhe malore.

Plazhi i Gjirit te Lalezit dhe zona e fshatit turistik Shen Pjeter ne Komunen e Ishmit, nuk jane aspak miqesore ne kete prag sezoni turistik.

Dhe pastrimi duket ende pergatitja me e rendesishme qe duhet te beje pushteti vendor per sezonin turistik qe eshte ne prag. Kryetari i Komunes Ishem, Sulejman Ibrahimi, thote se ka dite qe te komuna qe ai drejton te tera energjite i ka perqendruar ne pastrimin e plazheve, per te siguruar nje mjedis sa me normal ne prag te sezonit turistik. Per herte te pare kete vit, ne tere vijen bregdetare te kesaj zone po vendosen kosha mbeturinash. Ne diten nderkombetare te tokes, mbi 200 vullnetare, u bashkuan ne kete sipermarrje te rendesishme jo vetem mjedisore.

Mbeturina te hedhur ne zona te tjera dhe te sjella ketu nga deti, mbeturina te hedhura nga baret dhe restorantet e zones qe mbijetojne nga turizmi por qe jane shnderruar ne armiq te turizmit, mbeturina te hedhura nga banoret e zones dhe pushuesit gjate sezonit te kaluar, kane krijuar nje mozaik me shume se te shemtur. Vullnetaret thone se pervecse imazh i keq, ky eshte edhe nje problem i madh shendetesor.

Ekspertet e mjedisit mendojne se keto mbeturina nuk duhet trajtuar thjeshte si te tille, por si nje produkt qe nese menaxhohet, mund te behet dobiprures.

Qindra nxënës dhe studentë në qarkun e  Elbasanit i janë bashkuar Korpusit të Vullnetarëve, në aksionin e pastrimit të Komunës Tregan, e njohur si zonë turistike. Grupi i vullnetarëve është stacionuar pikërisht në Llixhat e famshme dhe aksioni per mbledhjen e mbeturinave ka zgjatur më shumë se katër orë.

Bashkia e Cërrikut  së bashku me administratën e komunës banorë të zonës e  të tjerë jane bere pjese e aksionit.

Në këtë aksion të gjërë, në ditën nderkombëtare të tokes, korpusit te vullnetareve iu bashkuan studente, nxenes, nepunes te Rajfajzen Bank, Universtetit Vitrina, Fabrikës së Cimentos Antea Cement, nëpunës të komunave dhe bashkive dhe banorë të zonave.

Top Channel