Arvizu vlerëson kandidatin Nano

22/04/2012 00:00

Fatos Nano është në qendër të vëmendjes si një ndër kandidatët potencialë për president.

Ambasadori Alexander Arvizu  u pyet nga gazetarët mbi kandidimin e Nanos, ndërsa theksoi se zoti Nano është një kandidat me shumë kualifikime, i cili duhet të merret në shqyrtim. Por sipas tij ka edhe persona të tjerë.

“Nano duhet të merret në shqyrtim sepse ka shumë kualifikime, por ka edhe të tjerë që duhet të shqyrtohen”, deklaroi ambasadori amerikan.

Edhe kryministri Sali Berisha komentoi deklaratat e ish-liderit historik të së majtës. Berisha tha se Nano e ka derën e hapur për tu takuar me të, por ritheksoi se presidenti i ardhshëm do të jetë nga Partia Demokratike.

“Ish-kryeministri Fatos Nano nuk më ka kërkuar takim. Natyrisht që qëllimet e mia për çështjen janë të njohura, por ai e ka derën e hapur. Nuk është në mendjen time asnjë emër për momentin. Kam theksuar se do të jetë personalitet i PD-së dhe kjo parti ka një grup personalitetesh me kontribute thelbësore në zhvillimin e vendit.”

Zoti Berisha deklaroi se nuk do të jetë prezent për shkak të axhendës në tryezën që organizojnë të hënën partitë e vogla, ndërsa tha se Partia Demokratike do të përfaqësohet me një nga zyrtarët e lartë të saj.

Top Channel