Fundjava me diell, shira deri në mesjavë

21/04/2012 00:00

Pas disa ditësh reshje shiu pa ndërprerje, më në fund, e diela premton
kohë të mirë, me diell dhe temperatura që në disa qytete do të shkojnë
deri në 22 gradë celsius.

Por meteorologët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak parashikojnë një përmirësim të përkohshëm të motit pasi të martën në gjithë territorin shqiptar do të kthehen reshjet e shiut, të cilat do të zgjasin deri të enjten.

Por reshjet e shiut nuk do të ndikojnë në lëvizjen e temperaturave. Ato do të mbeten në vlerat e 10-11 gradëve në zonat e malore dhe 18-19 grafdë në zonat e ulëta në bregdet. Sipas parashikimit më afatgjatë, përmirësimi i motit dhe rritja e temperaturave pritet të jetë pas datës 27 prill.

Top Channel