Dita e Tokës, vullnetarët në aksione në shumë zona

21/04/2012 00:00

22 prilli është një ditë, kur të gjithë ndalojnë për të parë se si janë
sjellë me tokën e tyre. Eshtë një ditë që shërben për të dhënë alarmin
për dëmet që njerezimi i shkakton pyjeve, lumenjve, tokës dhe pasurive
të tjera të natyrës.

Edhe në Shqipëri, vendi ku mjedisi është duke vuajtur më shumë se kudo tjetër, është bërë tashmë një traditë që 22 prilli të shërbeje, si një ditë reflektimi dhe sensibilizimi per te ndalur shkaterrimin e metejshem te tij.

Rruga pedonale në Tiranë do t’i kushtohet në këtë ditë tërësisht sensibilizimit per keto çështje. Me mbështetjen e Ambasadës Amerikane, Ambasadës Austriake dhe Bashkisë Tiranë, Qendra Eden dhe rrjetet e organizatave mjedisore do ta shndërrojnë këtë mjedis, në një panair të madh mjedisor.

“Aktiviteti do të jetë në rrugën pedonale, ku i ftojmë të gjithë qytetarët të marrin pjesë. Do të jetë një panair i madh i gjithë promovimit të të gjitha aksioneve mjedisore në Shqipëri e po ashtu do të ketë edhe një koncert me muzikë rok”, thotë drejtuesja e qendrës Eden, Ermelinda Mahmutaj.

Korpusi Shqiptar i Vullnetarëve, levizja me e madhe vullnetariste ne vend, ne kuader te pjesemarrjes ne kete fushate te gjere do te jete ne disa aksione shtrire ne qytete dhe zona te ndryshme te vendit.

“Fillimisht, përveç prezencës tonë në panairin e madh, vullnetarët e Korpusit do të jenë një aktivitet të madh në Gjirin e Lalëzit, do të jenë në zona turistike dhe jo turistike.Do të jemi në zonën Shën Gjergj, në Llixhat e Elbasanit. Pjesëmarrës do të jenë rreth 500 vullnetarë të Korpusit, të cilët nga viti në vit i përgjigjen nismës për t’u bërë qytetarë dhe për të mos lejuar ndotjen. Ftoj cilindo që t’i bashkohet Korpusit për një mjedis sa më të pastër”, thotë Dorina Bilbili, nga Korpusi i Vullnetarëve.

Dita Boterore e Tokes ka nisur te shnderrohet ne Shqiperi jo vetem ne nje festival apelesh dhe ndergjegjesimi, por edhe veprimesh konkrete per te permiresuar mjedisin tone aq shume te demtuar nga veprimet barbare te njeriut dhe indiferenca e strukturave shteterore.

Top Channel