Vonesa edhe për Linjën e Jugut

20/04/2012 15:25

Vonesat në linjën e interkonjeksionit me Kosovën nuk kanë qenë përplasja e vetme e qeverisë shqiptare me bankën gjermane KFW.

Një tjetër projekt që, qeveria shqiptare po mban peng është edhe ai i ndërtimit të linjës 110 kilovolt në jug të Shqipërisë, që financohet edhe kjo nga banka gjermane.

Në një letër që mban datën 5 dhjetor 2011, drejtori i KFW, Roland Stiller, i drejtohet me shqetësim zëvendësministrit të Financave, Nezir Haldedaj dhe atij të Punëve Publike Ylli Manjani, për vonesat e pashpjegueshme të këtij projekti.

“Ne po shohim me shqetësim vonesat në shpalljen e fituesve të dy projekteve, si atij të interkonjeksionit me Kosovën ashtu edhe të linjës 110 kilovolt në jug. Ndonëse për të dy projektet proçesi i vlerësimit ka përfunduar javë më parë, OST ende nuk ka shpallur fituesit, çka po sjell shtyrjen e firmosjes së kontratave”, shprehet kreu i KFW në letrën e tij.

Marrëveshja për ndërtimin e Jugut është  miratuar në mars të vitit 2010. Projekti për ndërtimin e saj ka një vlerë prej 38 milionë euro, financohet me kredi të butë nga banka gjermane dhe synon të përmirësojë furnizmin me energji në zonën bregdetare të jugut, më përparësi turizmin.

Por vonesat e pashpjegueshme ende zyrtairsht dhe të pasqaruara ende nga qeveria duket se po krijojnë një tjetër ksto për ekonominë shqiptare. Nga letërkëmbimi mësohet edhe një tjetër konflikt mes bankes gjermane KFW dhe palës shqiptare.

Banka vëren vonesa edhe në propjektin për furnzimin me ujë në disa zona ruarale ku kjo bankë prej kohësh ka qenë financuese. Banka thotë se zhvillime të papritura po shkaktojnë vonesa në zbatimin e projekteve që financohen nga Gjermania.

Top Channel