Trojka në konferencën për gjyqësorin

20/04/2012 00:00

Në konferencën “Liderishipi i Gjyqësorit në Shqipëri”  trojka e ambasadorëve të akredituar në Shqipëri kanë rivënë sërish theksin tek mirëfunksionimi i sistemit të drejtësisë dhe reformat në të.

Duke sjellë si shembull investitorët e huaj ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu shpjegoi se korniza ligjore është e domosdoshme për të krijuar një klimë investimesh.

“Do doja të thoja se në një kohë kur gjithë rajoni dhe bota po vuan prej pasigurive ekonomike, Shqipërisë i nevojitet që të bëjë cdo gjë që të mundet për të siguruar besimin dhe transparencën dhe me efektshmërinë e sistemit të saj të drejtësisë. Është absolutisht kritike që Shqipëria të bëjë përparime në sistemin e saj ligjor dhe në reformat ligjore në mënyrë që të rrisë besimin e investitorëve në Shqipëri si vendi për të bërë biznes.

Duke iu referuar inaugurimit të hapjes se një zyre të re në Shqipëri nga një kompani e huaj një ditë më parë, ku sipas ambasadorit ishte diskutuar edhe për taksën e sheshtë dhe për prokurimet elektronike si një mundësi që rrit transparencën dhe ul korrupsionin ambasadori Arvizu shtoi:

“Ajo që unë thashë është se unë kam shumë miq amerikanë që punojnë në sektorin privat dhe në mënyrë të vazhdueshme ata më thonë se janë disa pika që janë tejet të rëndësishme për të qenë tërheqës vecanërisht në tregjet e reja në rritje ekonomike. E para është të ketë një forcë punëtore të arsimuar, të mirëtrajnuar dhe besoj që ju të gjithë e dini shumë mirë që forca punëtore është tejet e arsimuar të cilët janë të përkushtuar në mënyrë që të realizojnë atë që kërkohet. Pika e dytë që është e rëndësishme për një investitor të huaj është korniza ligjore, mjedisi ligjor, është transparenca, paanësia, cilësia e sistemit gjyqësor dhe kjo është arsyeja që na ka mbledhur të gjithëve bashkë. Por për sa kohë që nuk do të jepet mjaftueshëm mundësi për të përmirësuar, për të tërhequr vëmendjen ndaj forcave të tregut, atëherë Shqipëria nuk do të mundet të ofrojë atë klimë investimesh për të cilën nevojitet”, tha ambasadori amerikan.

Ndërkohë, ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi theksoi në fjalën e tij se reforma në gjyqësor është një ndër kërkesat për integrimin e Shqipërisë në Bashkin Europian dhe Shqipëria duhet ta trajtojë seriozisht cështjen e korrupsionit.

Duke ju referuar reformave në gjyqësor edhe ambasadori i OSBE Eugen Volfarth shpjegoi se gjykatat duhet t’i shërbejnë publikut.

Top Channel