Mirditë, mbytet në lum 45-vjeçari

20/04/2012 21:40

Një 45-vjeçar ka humbur jetën në Mirditë, pasi është mbytur në lumin e një fshati që e mbulon kjo komunë.

Autoritetet lokale njoftojnë se shtetasi Llesh Karrica ka qenë duke ecur përkrah lumit, kur papritur ka rrëshqitur dhe është marrë nga rrjedha e fuqishme.

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në fshatin Simon, ku reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje të vazhdueshme dheu.

Mësohet se viktima ishte baba i katër fëmijëve. 45-vjeçari po kthehej në banesën e tij kur ngjarja ka ndodhur.

Top Channel