Aksident në Fushë-Krujë, vdes kalimtari

20/04/2012 00:00

Një aksident me pasojë vdekjen e një shtetasi ndodhi në orët e para të ditës në aksin kombëtar Fushë Krujë-Vorë.

30-vjeçari Eduart Zyba ishte duke ecur pranë rrugës kur u përplas nga një mjet në lëvizje dhe humbi jetën në vend.

Drejtuesi i automjetit, u përpoq t’i jepte të aksidentuarit ndihmën e parë, por dëmtimet ishin të tilla sa që asnjë ndihmë nuk ishte e mundur. Pas ngjarjes, drejtuesi u vetdorëzua në komisariatin më të afërt. Aksidenti në fjalë ndodhi në orët e para të mëngjesit.

Ky është aksidenti i dytë tragjik, në të cilën një këmbësor humbet jetën në 24 orët e fundit. Pasditen e së enjtes, një betoniere përplasi një këmbësor në një rrugë të Tiranës, duke e lënë të vdekur në vend.

Megjithatë, në këtë rast shoferi i betonieres u largua me shpejtësi pa dhënë ndihmën e parë dhe u shpall në kërkim nga policia.

Top Channel