Mbetet në burg shefi i krimeve

19/04/2012 16:20

Me apelin ndaj ish-shefit të krimeve në komisariatin numër një në Tiranë, për të verifikuar identitetin e tij, filloi seanca për njohjen e masës së sigurisë të shpallur në mungesë disa ditë më parë.

Funksionari i policisë, një ndër të paktet në këtë fushë që përfundon në paraburgim, pretendoi para gjykates se përgjimet ndaj tij janë kryer në mënyrë të paligjshme.

Kjo ishte arma më e fortë edhe e avokatëve të tij mbrojtës, që theksuan se përgjimi audio dhe video i kryer ndaj shefit të policisë, ku ai shfaqet duke diksutuar për marrjen e një rryshfeti prej 3 500 euro, duhej të kryhej me autorizim të gjykatës dhe jo të Prokurorisë.

Por, gjyqtari Sokol Tona, që vendosi ditë më parë masën e arrestit me burg ndaj ish-shefit të krimeve, bëri të qarte para paleve se nuk ishte kjo seancë në të cilën do të shqyrtohej legjitimiteti i akuzave.

”Kjo seancë është zhvilluar për njohjen me masën e arrestit me burg dhe për të dëgjuar pretendimet rreth kësaj mase”, bëri të qartë gjykatësi.

Ish-shefi i krimeve, Fatos Goxho, sipas prokurorit të njësisë “Task-force”, Ndini Tavani, është implikuar në lirimin e të moshuarit Ramazan Alla që muaj më pare u kap nga policia në kushtet e flagrancës, duke qëlluar me arme në gjendje të dehur.

Prokuroria prendenton se i biri i të moshuarit ka diskutuar me te dyshuarin duke i dhënë një shumë lekësh, në mënyrë që të kryhej lirimi i tij i mëpasshëm sikur i moshuari ishte i sëmure.

Por, pasi i Ramazan Alla ka dalë nga paraburgimi, atij i ka ardhur një fletëthirrje në gjykatë, e cila e njoftonte për nisjen e gjyqit për akuzën e mbajtjes pa leje të armëve (plan i kalendarit).

Në këtë pikë, djali i të moshuarit ka kallëzuar për pagimin e shumës së mësipërme, çka ka sjellë edhe kryerjen e përgjimeve ndaj shefit të policisë që është regjistruar me pas në një diskutim me Allën, ku ky i fundit i kërkon llogari për destinacionin e parave që i kishte dhënë.

Megjithatë, shefi i policisë shfaqet në këto përgjime duke u shprehur se lekët janë shpërndarë tek persona të tjerë.

Top Channel