Lushnje-Berat, aksidentohet 50-vjeçari

18/04/2012 09:25

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën Lushnje-Berat.

Viktima është shtetasi Agron Sula 50 vjeç nga Karbunara e Lushnjes. Sula ka qenë duke udhëtuar me biçikletë kur është marrë përpara nga një automjet i cili pasi e ka goditur nuk ka qëndruar.

Si pasojë e kësaj goditjeje ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Viktima është vënë re nga shofer të tjerë të cilët kanë njoftuar policinë dhe spitalin.

Polica që mbërriti në vendgjarje nisi hetimet për kapjen e drejtuesit të mjetit duke kërkuar ndihmën dhe Policisë së Beratit.

Top Channel