Demokratët dhe socialistët bënë një hap tjetër përpara, kur në mbledhjen
e Komisionit për Reformën Zgjedhore miratuan edhe paketën që rregullon
hartimin, korrigjimin, publikimin dhe kontrollin e listave të
zgjedhësve.

Ne kete kapitull jane futur koncepte te reja duke bere gjendjen civile qendren e rendeses, ku prodhohen listat e zgjedhesve. Keto ndryshime i japin te drejte gjendjes civile, qe me kerkese te qytetarit, pas afishimit te listave, te beje ndryshimin perkates te emrit te votuesit.

Sipas eksperteve te te dy partive qe kane bere ndryshimet, kjo menyre e re jep garanci per saktesine e te dhenave dhe nuk le hapesire per abuzimin me to. Nderkohe pushteti lokal do te luaje rolin e informimit te votuesve ne banesat e tyre, siç ka bere deri tani. Ndryshimet ne liste, sipas kerkesave te qytetareve do te afishohen çdo muaj dhe sipas eksperteve keshtu garantohet transparenca.

Nga ana tjeter, KQZ, nepermjet emerimit te dy personave, njeri nga kryetari, tjetri nga nenkryetari do te kete akses online te çdo ndryshimi qe i behet listes se votuesve. Ne kete menyre edhe subjektet zgjedhore mund te marrin te dhena te menjehershme, pasi çdo veprim i operatoreve te gjendjes civile le gjurme ne sistem.
Bashkekryetari socialist i Komisionit per Reformen Zgjedhore, Damian Gjiknuri ishte optimist se brenda kesaj jave do te vendosen edhe rregullat e numerimit elektronik dhe votimit.

“Ky kapitull në tërësinë e tij, siç është miratuar, është i lidhur me një kapitull tjetër, që besoj do ta miratojmë këtë javë, që ka të bëjë me perdorimin e sistemit elektronik të leximit të dokumentave të identifikimit dhe qendrave të votimit”, tha Gjiknuri.
 
Zoti Gjiknuri beson se komisioni do ta mbylle punen brenda afatit kohor ne fund te ketij muaji, duke miratuar edhe dy kapitujt e fundit, ate per Komisionin Qendror te Zgjedhjeve dhe ankimimet per procesin zgjedhor.

Top Channel