Dibër, vdesin dy punëtorë të HEC-it

17/04/2012 00:00

Vdesin aksidentalisht dy punëtorë të HEC-it të Selishtës, në Dibër.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së martës, kur dy punëtorët po
punonin për hapjen e një tuneli.

Viktimat janë identifikuar si: Nazmi Hida, 40 vjeç dhe Qamil Shehu, 50 vjeç, të cilët punonin prej disa muajsh për ndërtimin e një HEC-i në Selishtë të Dibrës.

Sipas dëshmitarëve në momentin që punëtorët kanë qenë duke hapur tunelin kanë shpërthyer disa gazra helmues, të cilat  i kanë asfiksuar. Megjithë përpjekjet e shokëve për t’u dhënë ndihmën e parë, punëtorët kanë ndërruar jetë brenda pak minutash.

Trupat e tyre të pajetë janë dërguar në morg, ndërsa policia ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë. Paraprakisht ngjarja është klasifikuar si aksidentale.

Top Channel