Breivik do të vriste sërish

17/04/2012 00:00

Njeriu i akuzuar për vrasjen e 77 personave në Norvegji, 33-vjeçari
Anders Behring Breivik mbrojti çdo veprim të tij, duke thënë se ka kryer
sulmet më spektakolare dhe të sofistikuara në Europë, që prej Luftës së
Dytë Botërore. Çka është më e rënda, ai tha, se do t’i përsëriste
serish.

Megjithese i pranoi sulmet, ai u vetëshpall jo fajtor per terrorizem dhe vrasje masive. “Keto sulme jane bazuar mbi te miren dhe jo te keqen- shtoi ai, pa shprehur as me te voglen keqardhjen per jetet qe mori. Korrespondenti i BBC-se ne sallen e gjyqit, Methju Prajs tha se nje nga pikepyetje ne zemer te ketij gjyqi, qe parashikohet te zgjase 10 jave, eshte gjendja mendore e Breivik. Ai deklaroi serish se nuk e njeh trupin gjykues.

Me heret, gjykata perjashtoi njerin prej tre anetareve te jurise, i cili- me pare kishte thene se Breivik duhet te denohet me vdekje. Ai do te zevendesohet nga nje tjeter person, qe ndoqi te gjithe procesin te henen.
Ne diten e pare te gjyqit, prokuroret pershkruan sulmet dhe fatin ne detaje te çdo viktime. Gjate gjithe seances, Breivik nuk shfaqi me te voglin emocion, vetem pas shfaqjes se nje video anti-islamike, ai shpertheu ne lot. Avokati i shpjegoi se ai i quajti sulmet te pameshirshme por te nevojshme.

Deshmia e Breivik apo rrefimet e deshmitareve nuk do te shfaqen ne televizion. 33-vjeçari norvegjez u cilesua i paafte menderisht, por nje raport i dyte qe u be publik javen e kaluar shpalli te kunderten. Nese gjykata vendos ta cilesojë te semure psikik, atehere do t’i nenshtrohet kujdesit te mjekeve, nese jo do te denohet me 21 vjet burg, por mund te zgjatet deri ne burgim te perjetshem.

Anders Breivik  sulmoi një kamp rinor, të partisë laburiste në Ishullin e Utojas, pasi kishte vendosur nje autobombë në kryeqytetin e Norvegjise. Ai pritet te vetshpallet jo fajtor, me argumentin se partia laburiste eshte nje shenjester e legjitimuar sepse mbeshtet emigracionin dhe multikulturalizmin, politikat qe –sipas tij- do te sjellin me shume myslimane ne Europe.

Sipas analisteve gjyqi ndaj Breivik pritet te jete mbi cdo gje tribuna e familjeve qe humben te dashurit e tyre ne keto sulme.

 

Top Channel