Aksident nga lagështira, 4 të plagosur

17/04/2012 09:50

Dy automjete janë përplasur në rrugën nacionale Fushë Krujë-Mamurras. Sipas policisë rrugore, aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Derven të Krujës.

Një autoveturë tip “BMW X5” me targë të Krujës është përplasur me një autoveture tip “FIAT Punto”, me targë të Pukës. Dy automjetet kanë dalë jashtë saj dhe një prej tyre ka goditur trafikndarësin dhe është përmbysur.

Si pasojë e kësaj përplasjeje janë plagosur katër persona, dy prej të cilëve janë në gjendje kritike për jetën. Sipas policisë, të aksidentuarit janë dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së madhe të mjeteve dhe humbjes së kontrollit nga lagështira në rrugë, ndërkohë që edhe pamja ka qenë e kufizuar për shkak të reshjeve.

Top Channel