Vrasësi Breivik qan gjatë gjyqit për… Drakulën

16/04/2012 17:05

Autori i një prej masakrave më të tmerrshme në historinë e njerëzimit në kohë paqeje, Anders Behring Breivik, qau në sallën e gjyqit, ndërsa procesi për 77 vrasje në rrethana rënduese nisi në Oslo, Norvegji.

Megjithatë, “mostra” Breivik nuk u prek aspak nga viktimat e pafajshme që ekzekutoi në një kamp të rrinjsh në korrik 2011, por u emocionua kur u transmetua një sekuencë e shkurtër e heroit të tij, Vlad Drakula “Gjakpirësi”.

Personazhi i bërë i famshëm për egërsinë e tij dhe i shndërruar në një legjendë si vampiri më i frikshëm në botë, në të vërtetë ishte një Princ Moldav, bashkëkohës i Skëndërbeut, që hyri në histori për egërsinë me të cilën luftoi kundër Perandorisë Osmane në shekullin XV.

”Vladi”, për të terrorizuar ushtritë otomane, u priste kokat viktimave dhe robërve të luftës, për t’i ngulur ato në heshta përpara fushëbetejave, duke tmerruar kundërshtarët e tij turq.

Ishte ai momenti kur nisën të qarkullonin thashetheme se gjatë këtyre masakrave ndaj pushtuesve, Princi u pinte gjakun robërve që vriste dhe ndonëse nuk ka asnjë provë të dokumentuar historike për këtë, ai u shndërrua në legjendë si një vampir.

Breivik, pasi u vetdorëzua në përfundim të masakrës që realizoi pothuajse një vit më parë, deklaroi se “sulmi ishte bërë i domosdoshëm, për të ndërgjegjësuar Norvegjinë nga rreziku i islamizmit dhe dyndjes së emigrantëve”.

I vetëkonsideruar si një “kryqtar”, vrasësi 33-vjeçar e konsideron Vladin e III të Vllahisë si heroin e tij.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel