Myslimanët kundër varrezës murale

16/04/2012 00:00

Komuniteti Mysliman ka kundërshtuar propozimin e Bashkisë së Tiranës, për ngritjen e varreve murale në kryeqytet.

“Duke patur parasysh edhe presionin e madh që ushtrohet mbi këto varreza, do të na duhen që varret e vjetra të ridimensionohen, të kalojnë në një sistem të ri, po aq dinjitoz të varrimit, duke liruar terrene, që do të vihen përsëri në dispozicion të qytetarëve, të banorëve”, tha nënkryetari i Bashkisë, Edmond Panariti.

“Si praktikë dhe si përvojë, myslimanët e kanë si zakon t’i varrosin në tokë të dashurit e tyre. Ne myslimanët nuk kemi alternativë tjetër dhe nuk e besoj që të gjithë myslimanët do të jenë dakord t’i bëjmë varret murale apo t’i fusim nëpër kallëpe betoni”, tha kryetari i Komunitetit Mysliman, Selim Muça.

Gjate takimit me perfaqesues te komunitetit fetar, per te diskutuar rreth varrezave murale, perfaqesues te besimit katolik dhe ortodokse, thane se varret  murale jane ne traditat e tyre fetare.

“Ekziston tradita edhe në vendin tonë, në vende ortodokse, ku pas tre vjetësh që dikush është varrosur në tokë dhe është dekompozuar, ata zhvarroseshin, vendoseshin në një kuti dhe vendoseshin në një godinë që quhet ‘vendi i të fjeturve'”, tha përfaqësuesi i komunitetit ortodoks.

“Në traditën katolike, varrezat murale janë një faks i konsoliduar tashmë”, thotë përfaqësuesi i komunitetit katolik.

Tiranës, çdo vit i duhen rreth 1.5 hektarë tokë, ku të mund të varrosen 3000 persona që humbin jetën në një vit.Të gjendur në një situatë, ku vetëm në varrezat e Tufinës ka ende pak hapësirë,Bashkia e Tiranës ka propozuar ngritjen e varreve murale.

Top Channel