Kriza politike që po troket ose në 100 vjetorin e shtetit, pa shtet!

14/04/2012 00:00

Zamira Çavo – Dhe sikur të mos kishte ndodhur historia e fundit në Parlamentin
shqiptar, sërish do të thosha se, z Berisha është mjeshëtr i krizave
politike, jo  vetëm sepse i nxit ato, por sepse është i aftë ti çojë
deri në fund, pavarësisht kostos që ato kanë.

Prandaj  e kam thënë shumë herë se ai nuk e lëshon pushtetin  në asnjë formë, sepse ka treguar një lidhje gati patologjike me pushtetin ,duke e shndërruar dëshirën e tij për pushtet ,si nevojë gati biologjike të vetën.  Nuk e kam konsideruar asnjëherë shaka thënien e z Berisha, se” do largohem kur të më marrë Zotit jetën”! Them se e ka bindje të brëndëshme këtë ide dhe kjo e bën të sillet politikisht si iniciues dhe realizues krizash. Të sillet si “njëshi” që nuk pyet për askënd dhe për asgjë!  Po sjell në vëmëndje vetëm rizgjedhjen e tij si  President nën breshërinë e plumbave të 97-ës! Pra z Berisha nuk ndalet para asnjë pengese që i del në rrugën e tij të pushtetit!  Madje do të thosha se, sa më shumë e ndjen rrezikun e lëkundjes, së pozitës politike, aq më i ashpër bëhet në sjelljen e tij politike. Nisur nga këto ,them se përpara na prêt një krizë politike e ashpër dhe ndoshta më e vështira e demokracisë sonë gjysmake. Fatkeqësisht kjo përkon me 100 vjetorin e shteti tonë sot, gati pa shtet!

Të analizojmë disa momente:

-Problemi i Presidentit që ka përpara politika, është tashmë një problem ku do të përplasen dukshëm krahët e politikës. Por me këtë “luftë” politike që bën opozita , Berisha e ka fare të lehtë të veprojë ,pa shumë mundim.  Madje mund  të nxjerrë në krye të shtetit, në mos veten, Jozefinën ose Ilir Metën! Dhe ka shumë mundësi ta realizojë. Kush do ta pengojë në këtë rast? Askush! Madje votat do të jenë jo 71 po 75!  Nga ana tjetër, qytetarët, të lodhur nga politika e të zhgënjyer prej saj, janë shndërruar në indiferent duke ja lehtësuar “punën” partive politike. Populli e di që Presidenti do të jetë Ai që e do z Berisha!

– Në nëntor, shteti shqiptar ka 100 vjetorin e lindjes. Z Berisha, pa as më të voglin dyshim, do të jetë protagonist kryesor. Ai nuk do lejojë askënd dhe asgjë, që ta pengojë në këtë “pozicion historik”. Ai do të hyjë në histori si “kreu i shtetit”. Nëse nuk do të jetë Prësident, patjetër që do të jetë Figura nr “Një”, që do të thotë se  Presidenti I Ri do të jetë nr 2! Pra askush nuk prêt ndonjë surprizë në votime.  Për rrjedhojë , do të thonë kritizerët, s’ka pse të ketë krizë politike!   Por këtu fillon dhe kriza. Me Presidentin, (dhe pse nuk ka shumë funksione), lidhet Prokurori i Përgjithshëm, dhe sidomos Drejtësia. Mirë apo keq, nuk është vetëm z Berisha ai që e do këtë pozicion shtetëror. Opozita, (dhe jo vetëm PS), do të dojë të ketë influencën e sajë  mbi të, pasi, pas disa muajsh ,janë zgjedhjet e pergjithshme.  8 vjet në opozitë janë shumë për partitë aktive në politikë. Kjo do të thotë se humbja e këtij raundi, I shtyn në “nockdaën” politik. Pra partitë opozitare nuk do të mund të pajtohen me një situatë të tillë, për rrjedhojë ato do të bëjnë të gjitha përpjekjet dhe do shfrytëzojnë të gjitha mundësitë që kanë në dispozicion për të ardhur në pushtet!  Prandaj zgjedhja e Presidentit do të hapë siparin e krizës politike.

– Zgjedhja e Presidentit padyshim do të sjellë ,një rikonfogurim të ri të politikës shqiptare. Do të hapë më shumë probleme, duke filluar nga Prokuroria!  Mjaft çështje, të cilat janë zvarritur për njëmijë arsye politike, ka shumë mundësi të kthehen në të kundërtën e tyre. Z Berisha e ka paralajmëruar këtë, disa herë!  Madje mund të presim që të akuzuarit të shndërrohen në akuzues! Kjo do të thotë se institucionet e shtetit shqiptar, ka shumë mundësi të hyjnë në një fazë “ristrukturimi”, e cila zakonisht ka treguar se i ka nxjerrë “jashtë loje” për disa kohë.Në këtë mënyrë kriza politike shndërrohet në një krizë edhë më të gjerë. Dhe e gjithë kjo në prag të 100 vjetorit!

Klima politike që përgatit zgjedhjet e 2013-ës, duket se do jetë e mbushur me problem madhore, të cilat do tua prishin “qetësinë” dhe indiferentizmin shqiptarëve. Ka shumë mundësi që situate të përkeqësohet edhe më tej ekonomikisht dhe kriza ekonomike, të thelloht edhe më shumë. Kjo duhet të na bëjë vigjilentë.

Së pari, ka shumë rëndësi që shoqëria civile të marrë seriozisht pjesë në jetën politike. Ne duhet ti imponohemi politikës, për të ndryshuar MODELIN dhe jo individin. Personalisht kam frikë se “modeli berisha” I qeverisjes do të na shoqërojë edhe nëse në fuqi vjen partia socialiste. Për aq kohë sa partitë politike janë lënë të qeta, pa presionin tonë, ato do të sillen si despot të demokracisë. Nëse do të vazhdojmë të themi se politika nuk pyet për ne, sigurisht që ja lehtësojmë sundimin liderit autoritarist.

Së dyti: Shoqëria shëiptare ka nevojë për vlera.  Sot më shumë se kurrë antivlerat po shiten si vlera dhe po u jepet e gjithë mundësia për tu shitur si t ë tilla!. Me të gjitha mundësitë që kemi në dispozicion, ne mund të punojmë për të dhënë  modelin e vlerave dhe profesionalizmit, me synim kthimin e besimit të njerëzve te politika. Ndryshe, kriza do ta çojë ciklin e saj deri në fund, dhe ne  që e jetuam 97-tën ,e dimë mirë se cfarë pasojash sjell kjo situatë. Opinioni publik duhet të jetë gjykata popullore e politikës, por që ta ushtrojë këtë rol, ka nevojë për ne të gjithë, edhe për median!

Së treti: faktori ndërkombëtarë ka treguar se është gjithnjë në “anën e fituesit” pra askush nuk prêt ndonjë ndihme reale prej tij. Por psikologjia e shqiptarit për të “vënë veshin ndaj të huajve”, është aq e fortë ,sa ndikimi përkthehet në veprime. Ndaj sërish shoqëria civile e ka më të lehtë të tërheqë me zgjuarsi në nisma të sajë ,faktorin ndërkombetarë. Psh, të debatohet për cilesitë e Prësidentit, pra të imponohemi për vlerat e tij morale dhe profesionale. Të kufizojmë mandatet e të zgjedhurve dhe qeveritarëve, madje dhe të kryetarëve të partive. Etj etj.

Ja pra se mund të gjejmë disa burime drite për të shpresuar në parandalimet e krizave që na presin.

Gazeta “Shqip”

Top Channel