Lezhë, gjendet e pajetë 32-vjeçarja

13/04/2012 00:00

U gjet e pajetë 32-vjeçarja Dalina Miloti e shpallur në kërkim tre ditë më parë nga familjarët e saj në Lezhë.

Trupi i pajetë u gjet nga një bari pranë fshatit Dajç të rrethit të Lezhës. Ai njoftoi menjëherë policinë. Uniformat blu mbërritë në vendngjarje dhe bënë identifikimin e viktimës.

Nga të dhënat paraprake, policia thotë se dyshohet që viktima të ketë humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak dhe se në trupin e saj nuk ka shenja dhune. Megjithatë hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel