Kurbin, plagoset me armë 26-vjeçari

13/04/2012 17:30

Një i ri 26-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e së premtes në Kurbin, pasi është qëlluar me armë zjarri nga një person.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave shtetasi Mario Prenga është qëlluar në shpatullën e majtë dhe si pasojë e plagosjes është dërguar për mjekim në spitalin e Tiranës.

Burimet shtojnë se për momentin nuk dihen shkaqet e plagosjes së 26-vjeçarit dhe se agjentët e anti-krimit po punojnë për të arritur tek autori.

Fillimisht hetuesit do të mbledhin dëshmitë nga vendi i ngjarjes, ndërsa më pas do të marrin në pyetje edhe vetë Prengën, pasi të jetë rekuperuar.

Top Channel