Gjirokastër, të verbërit kundër ministrit Ksera

13/04/2012 00:00

Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale Spiro Ksera është pritur me
protesta në Gjirokastër prej Shoqatës së të Verbërve dhe Paraplegjikëve
të cilët kanë kërkuar prej qeverisë shqiptare ndryshime ligjin për këtë
kategori.

Disa dhjetëra përfaqësues të kësaj shoqate nga i gjithë qarku kanë protestuar para ambjenteve ku mbahej një konferencë e inicuar nga Ministri Ksera për dhunën në familje. Ata thanë se ndihen të përbuzur dhe të shkelur prej masave shtrënguese të qeverisë.

Kryetari i shoqatës Ilir Memalli tha se 11 mijë anëtarë të kësaj shoqate janë viktimat e para të krizës. Që nga korriku i 2010 për kete kategori thote ai është ndërprerë pagesa e ndihmës ekonomike e shoqërore dhe qe prej 15 marsit është ndërprerë transporti publik falas dhe kuota e subvencionit të energjisë elektrike dhe telefonit.

Vetë Ksera i pyetur rreth protestës tha se demokracia ju rezervon të gjithëve të drejtën për të protestuar, ndërsa ka përjashtuar cdo mundësi për një rishikim në legjislacionin për këtë kategori.

Protestat e të verbërve që kanë nisur pak ditë më parë pritet të përshkallëzohen sipas një plani kombëtar që do të mbulojë gjithë qytetet e vendit.

Top Channel