Një ditë pas votimit në Kuvend, ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu është shprehur i zhgënjyer nga ngjarja.

Ai deklaroi se është kjo është pasojë e mosbesimit mes palëve, që ka lënë edhe Shqipërinë jashtë Bashkimit Europian.

Arvizu paralajmëroi një vit të vështirë politik, duke thënë se ky është vetëm fillimi. Ai shtoi se nga kjo situatë vuajnë njerëzit e thjeshtë të Shqipërisë.

“Mendova që mënyra se si u mbulua pozicioni vakant i zonjës Seseri në Parlament ishte më e mirë, nga mënyrë se si u mbulua pozicioni i mbetur bosh në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Mbrëmë kam shkëmbyer opinionin me një person që e respektoj shumë dhe në fakt i sugjerova dhe i thashë se ky është vetëm fillimi. Dhe përgjigjja që mora ishte:’po Zoti ambasador keni të drejtë, ky është vetëm fillimi’. Ajo që duhet të them se ka një boshllëk besimi mes dy palëve dhe ky boshllëk besimi është përgjegjës për krizën politike që po zhvillohet. Ai ka kontribuar në mënyrë direkte në paaftësinë e Shqipërisë për të marrë statusin në Bashkimin Europian. Por gjithashtu kemi parë faktin që kur dy palët dëshirojnë ata janë të aftë që të bëjnë marrëveshje dhe të arrijnë marrëveshje. Dhe në fakt mendoj që ne duhet të ruajmë shpresën që të arsyetuarit dhe mirëkuptimi të mund të ruhen, por gjithashtu duhet të jemi realistë dhe të kuptojmë që palët nuk e besojnë njëri-tjetrën. E di që njerëzit shpesh pyesin lidhur me bashkësinë ndërkombëtare dhe sigurisht qartazi nuk mund t’u themi njerëzve se c’mund të bëjmë ne. Ndonjëherë do të kisha dashur ta kisha këtë, por ndoshta në një mënyrë të vogël ne mund të vazhdojmë të bëjmë atë, që kemi bërë më deri tani për të ndërtuar besim mes palëve. Në fakt duke përdorur gjithë këshillat që vijojnë nga ODIHR dhe Komisioni i Venecias dhe përsa kohë nuk bëhet kjo gjë, atëherë rruga drejt Bashkimit Europian do të jetë e vështirë dhe sigurisht ata që vuajnë me shumë janë njerëzit e shkretë të Shqipërisë. Sikurse mikja më tha se ky është vetëm fillimi, unë shpresoj që ajo, por edhe unë ta kemi gabim, sepse mund t’ia dalim mbanë, nëse duam”, tha Arvizu,

Këto deklarate Arvizu i bëri pas nje ceremonie në qytetin e Elbasanit, ku është takuar me familjet që kanë pritur në shtëpitë e tyre Vullnetarët e Korpusit të Paqes.Ai ka falenderuar shqiptarët për mikëpritjen që u bëhet ambasadorëve te paqes.

Top Channel