Pavarësisht momenteve të tensionuara në Kuvend, më herët deputetët kishin miratuar me konsensus raportin e Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve për pranimin e dorëheqjes së Gjon Bardhit nga posti i deputetit që i takonte pas dorëheqjes së Rudina Seserit.

Por meqë zoti Bardhi është zgjedhur kryetar i Bashkisë së Fushë-Krujës, ai kishte deklaruar se e refuzonte mandatin e deputetit që i kishte dhënë atij KQZ dhe që kishte mbajtur pezull për disa kohë zëvendësimin e deputetes Seseri.

Kësisoj, Parlamenti do t’i drejtohet sërish KQZ-së për t’i njoftuar se ka një vend vakant, që duhet zëvendësuar me personin tjetër pasardhës në listën shumëemërore të Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009.

Ky person është Edison Konomi, që do të marrë kështu mandatin e socialistëve në Qarkun e Durrësit.

Top Channel