Topalli: Precedenti “Bardhi” të reflektohet në ligjin e ri

11/04/2012 00:00

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli thirri sot mbledhjen e Këshillit
për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin lidhur me rastin specifik të
verifikimit të mandatit të deputetit, zotit Gjon Bardhi, të dhënë nga
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ne nje njoftim per shtyp te kryesise se Kuvendit theksohet se anëtarët e Këshillit ranë dakord për caktimin e dy relatorëve për hartimin e një raporti të përbashkët lidhur me të gjitha detajet dhe problematikën e kësaj çështjeje, e më pas paraqitjen e tij në Seancë Plenare.
 
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli i kërkoi Këshillit që t’i drejtohet seancës që të njohë dorëheqjen e zotit Bardhi.

Kryetarja e Kuvendit u propozoi anëtarëve të Këshillit, që ky rast specifik dhe i paprecedent, i cili evidenton edhe një boshllëk në Kodin Zgjedhor për t’i dhënë zgjidhje çështjes në fjalë, të adresohet në punën e Komisionit për Reformën Zgjedhore, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten më.

Top Channel