33-vjeçari vdes i asfiksuar në minierë

11/04/2012 00:00

Nxirret në sipërfaqen e tokës pas 21 orësh 33-vjeçari nga fshati Verdovë
i Pogradecit, i cili humbi jetën në galerinë e minierës të këtij fshati
ku kishte hyrë për të nxjerrë materiale për skrap.

Gerald Xhukellari i detyruar nga kushtet e veshtira ekonomike i eshte drejtuar galerise se braktisur pasditen e se merkures, por eshte nxjerre  i asfiksuar prej atje vetem diten e enjte. Trupi i pajete i viktimes eshte nxjerre ne siperfaqen e tokes nga forcat e RISHM-it pasi eshte gjetur i asfiksuar nga gazi i metanit ne 1500 metra thellesi te galerise se braktisur.

Sipas denoncimit te ngritur ne Komisariatin e Pogradecit nga babai i viktimes, 33-vjeçari ishte larguar ne drejtiom te minieres rreth ores 16 te pasdites se djeshme dhe nuk ishte rikthyer ne banese deri pas mesnate.
Familjaret e 33-vjeçarit kane shpjeguar se i detyruar nga kushtet e veshtira ekonomike, i riu ka rrezikuar jeten per të hyre ne kete galeri per skrap.

Mesohet se 33-vjeçari baba i dy femijeve ishte kthyer para pak kohesh nga emigracioni dhe i detyruar nga varferia nxirrte skrap ne miniere per të siguruar pak te ardhura per familjen.

Top Channel