Vlorë, qëllon me thikë motrën, arrestohet

09/04/2012 00:00

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 36-vjeçar pasi ka plagosur me
thikë të motren. Ngjarja ka ndodhur ne lagjen 28 Nëntori te qytetit
bregdetar, ku 36-vjeçari Ylli Çolaj ka qelluar me thikë motrën e tij
34-vjeçare.

Ende nuk dihen motivet e kesaj ngjarjeje. 34-vjeçarja ndodhet ne spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën, ndërsa blutë e Vlorës kanë arrestuar agresorin.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar thika me te cilen autori ka qelluar mbi 34-vjeçaren, Çolaj akuzohet per veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë parashikuar nga nenet 76 e 22 i Kodit Penal.

Top Channel