Janë rikthyer në të gjithë vendin reshjet e shiut dhe në lartësitë mbi 1000 metra nuk kanë munduar as reshjet e dëborës.

Meteorologia e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Elvira Qilimi tha se ky ndryshim i motit ka ardhur si pasojë e mbërritjes në territorin shqiptar të masave ajrore të ulëta të cilat kanë sjellë reshje dhe zbritje të ndjeshme të temperaturave.

Sipas parashikimit javor nga Shërbimi Ushtarak, kjo situatë e paqëndrueshme do të zgjasë deri në fundjavë, ku reshjet e shiut do të jenë prezente në gjithë territorin.

Meteorologët thonë se këto luhajtje të motit janë tipike për muajin prill, i njohur si ndër muajt më të paqendrueshëm të stinës së pranverës.

Sipas parashikimeve të sinoptikanëve kjo paqendrueshmëri do të zgjasë deri në fund të muajit

Top Channel